Modeli i flokëve për Juventusin

Futboll

Modeli i flokëve për Juventusin

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 15:09
Modeli i flokëve për Juventusin

Në fushë, Pol Pogba nuk bie në sy vetëm për lëvizjet e tij spektakolare me topin, golat apo asistet. Një tjetër element që identifikon mesfushorin janë flokët, me të cilat ai shpeshherë ka qejf të eksperimentojë.

Këtë ka bërë edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Portugalisë, teksa është shfaqur me ngjyrat bardhezi në kokë, duke ndezur edhe zërat e merkatos për një rikthim te Juventus. I pyetur për këtë, Pogba thekson se ngjyra e flokëve ndryshon shpesh dhe se nuk lidhet me merkaton.

“Europiani është shumë i vështirë, gjithsesi objektivi është për t’i shkuar deri në fund. Jemi të kënaqur që e kemi Benzema, tani shpresojmë të shënojë edhe Mbape. Kemi lojtarë që bëjnë diferencën në sulm. Ne nuk ishim të shqetësuar për grupin, e dinim që do të ishte e vështirë.

Kishim besim dhe e morëm me qetësi. Flokët bardhezi si një sinjal për të ardhmen? E prisja këtë pyetje… Tani nuk ka të ardhme, ka vetëm europian. Pastaj ngjyra e flokëve ndryshon shpesh”, u shpreh Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat