Tifozët francezë ngatërrojnë qytetin, humbin ndeshjen me Hungarinë

Futboll

Tifozët francezë ngatërrojnë qytetin, humbin ndeshjen me Hungarinë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 17:37
Ilustrim

Gjashtë tifozë francezë të cilit kishin biletat për ndeshjen e Euro 2020 mes Hungarisë dhe Francës nuk kanë mundur ta përcjellin ndeshjen nga stadiumi, pasi kanë udhëtuar në Bukuresht të Rumanisë, në vend se të udhëtojnë drejt Budapestit të Hungarisë.

Grupi i cili dëshironte që të bënte tifo për Francën, kishin menduar që kanë mbërritur në kryeqytetin e Hungarisë, Budapestin, për ndeshjen e Grupit F mes Hungarisë dhe Francës, e cila u zhvillua ditën e shtune, raporton gazeta romane “Jurnalul National”.

Gjashtë tifozët nuk e kishin vërejtur gabimin që kishin bërë, dhe pasi kishin mbërritur në aeroport, ata morën një autobusë për në qytet, ku më pas ishin bashkuar me disa tifozë ukrainas, të cilët ishin në Bukuresht për ndeshjen e ditës së hëne të Grupit C mes Ukrainës dhe Austrisë.

Sidoqoftë, ata nuk e kishin vërejtur që janë në shtetin e gabuar. Njëri nga tifozët ka treguar që kishte menduar që tifozët ukrainas ishin tifozë hungarezë.

Pas një kohe, ata e kuptuan që ishin në vendin e gabuar, kështu duke e humbur ndeshjen mes Hungarisë dhe Francës, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

“Sinqerisht, për mua nuk kishte ndonjë diferencë mes Budapestit dhe Bukureshtit. Duhet të mësojmë më shumë për Evropën”, tha një nga pjesëtarët e grupit të tifozëve.

Nuk dihet arsyeja nëse ishte një gabim i agjencisë ku i kanë blerë biletat, ose nëse i kanë blerë vetë për në qytetin e gabuar.

“Është e mundur që dikush na ka drejtuar neve për në aeroplanin e gabuar”, tregoi një tifoz tjetër.

Në vend se të udhëtojnë drejt Budapestit, tifozët francezë vendosën që të qëndrojnë në Rumani. Ata e shikuan të gjithë ndeshjen përmes televizorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat