Ajet Shosholli: ’Bota sot’, një ndër gazetat më të lexueshme në komunitetin shqiptar 

Futboll

Ajet Shosholli: ’Bota sot’, një ndër gazetat më të lexueshme në komunitetin shqiptar 

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2021 Në ora: 11:51
Ajet Shosholli: ’Bota sot’, një ndër gazetat më të lexueshme në komunitetin shqiptar 

Ajet Shosholli, ish trajner i mirënjohur dhe ish selektori i parë i Kombëtares së Kosovës në futboll (1991-1996), tha se “Bota sot” është një dritare e fuqishme e informimit, veçmas përcjellë të gjitha degë sportive pa dallim. Ai uron 26 vjetorin e gazetës “Bota sot” dhe shumë e shumë vite të tjera.

 “’Bota sot’, një ndër gazetat më të lexueshme në komunitetin shqiptar. 

Gazetë e cila gjithmonë me përpikëri i ka përcjellë të gjitha ngjarjet dhe ka pasqyruar në mënyrën më të mirë.” ‘Bota sot’ mendoj se ka kontribuar shumë në komunitetin sportiv, gjithmonë ka qenë afër sportistëve dhe ka kontribuar shumë në afirmimin e sportit të Kosovës si para luftës dhe pas luftës.

Prandaj është një ndër gazetat që meriton respektin e duhur prej të gjithëve lexuesve, po e theksoj për komunitetin e sportit dhe futbollistik”, uron Ajet Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat