Danimarka e shkatërron Uellsin, shkon në çerekfinale

Futboll

Danimarka e shkatërron Uellsin, shkon në çerekfinale

Nga: Bota sot Më: 26 qershor 2021 Në ora: 18:43
Festimi i golit

(E plotësuar) - Ka përfunduar takimin ndërmjet Danimarkës dhe Uellsit.

Danimarka ka avancuar tutje në çerekfinale të “Euro 2020” në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit ndaj Uellsit.

Uellsianët patën iniciativën në 15 minutat e parë, ku përpak sa nuk shënuan në disa raste me anë të Gareth Bale.

Por, danezët më pas morën nën kontroll ndeshjen dhe më pas pësuan edhe golat.

Ylli i këtij takimi ishte Kasper Dolberg i cili shënoi dy golat për Danimarkën. Dolberg shënoi në min 27′ golin e parë dhe në pjesën e dytë, shënoi në min 48′ për ta gjunjëzuar Uellsin dhe për ta dërguar Danimarkën në çerekfinale.

Për goditjen e fundit u përkujdes Joachim Maehle i cili shënoi golin e tretë në min 89′ dhe Martin Braithwaite shënon golin e fundit pas një rishikimi nga sistemi VAR, goli u cilësua si i rregullt.

Rezultati përfundimtar, Uellsi 0-4 Danimarka.

Tani, Danimarka do të përballet në çerekfinale me fituesin e takimit, Holanda – Republika Çeke, i cili do të zhvillohet nesër.

Image

 

Joachim Maehle ka trefishuar avantazhin e Danimarkës.

Danimarka ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Uellsit.

Ishte lojtari më i mirë në fushë në krahun e majtë, Joachim Maehle i cili rrezikoi që nga fillimi.

Maehle shënoi golin e tretë në min 89′ dhe me golin e tij e vulos kualifikimin e Danimarkës në çerekfinale.

Image

Nuk ndalet Danimarka, shënon edhe golin e dytë

Danimarka ka arritur të dyfishojë epërsinë ndaj Uellsit në të tetën e finales në Kampionatin Evropian.

Ishte Dolberg i icli realizoi golin në minutën e 48-të të ndeshjes.

Image

 

​Danimarka shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Uellsit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Uellsit dhe Danimarkës.

Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën 1/16 të Kampionatit Evropian Euro 2020.

Danezët kanë shkuar në pushim me epërsi minimal 1-0. Goli u realizua në minutën e 27’ nga Dolberg.

Image

Zhbllokohet ndeshja Uells-Danimarkë, shënohet goli i parë

Danimarka ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Uellsit në kuadër të 1/8 së finales në Kampionatin Evropian.

Ishte Dolberg i cili realizoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 26-të të ndeshjes.

Ai u lirua bukur nga presioni dhe me një goditje precize i dha epërsinë danezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat