Manchester City shikon Griezmann si alternativë

Futboll

Manchester City shikon Griezmann si alternativë

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 17:40
Griezmann

Klubi anglez Manchester City është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Man City janë të interesuar të nënshkruajnë me një sulmues gjatë afatit kalimar të verës.

Sipas ‘Fichajes’, Griezmann tani po konsiderohet si opsion për sulmin e kampionit të Anglisë.

‘Citizens’ prej kohësh janë në bisedime me Harry Kane, por tani ka filluar të mendojnë për sulmuesin francez si alternativë e tij.

30-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 51 paraqitje me fanellën e Barcelonë në të gjitha garat, duke realizuar 20 gola dhe 12 asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat