Sfidë e çmendur mes Anglisë dhe Gjermanisë

Futboll

Sfidë e çmendur mes Anglisë dhe Gjermanisë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:02
Sfidë e çmendur mes Anglisë dhe Gjermanisë

Sfida e çmendur mes Anglisë dhe Gjermanisë, e vlefshme për 1/8 finale të “Euro 2020”, tërheq vëmendjen e krejt kontinentit. “Tre Luanët”, të cilët u kualifikuan në vendin e parë të Grupit D, pas fitoreve kundër Kroacisë dhe Republikës Çeke, si dhe barazimit me Skocinë, nuk kanë treguar ende futbollin që pritej, duke u kapur pas Raheem Sterling dhe duke pritur Harry Kane, ende “thatë” në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, Gjermania e arriti kualifikimin drithërues për në këtë raund në minutat e fundit të ndeshjes kundër Hungarisë, falë golit të Leon Goretzka, pasi humbi në debutimin ndaj Francës dhe mundi Portugalinë.

Midis dy kombëtareve të shkëlqyera të mëparshme në garat ndërkombëtare, thjesht mendoni për gjysmëfinalen e Europianit 1996, të fituar nga gjermanët me penallti, pas gabimit të trajnerit aktual anglez, Gareth Southgate. Në vitin 2000 erdhi hakmarrja e Anglisë në fazën e grupeve, falë golit të Shearer.

Anglia pritet të startojë me modulin 3-4-3, udhëhequr nga “tridenti” Sterling-Kane-Foden. Në qendër të mesfushës Rice dhe Phillips, ndërsa në korsitë e jashtme Trippier dhe Shaw. Walker u përshtat në prapavijë, për të mbrojtur Pickford.

Për Low, zgjedhjet zakonisht konfirmohen, me karakterin dhe muskujt e Goretzka, i cili, pasi zgjidhi problemin fizik të vuajtur kundër Hungarisë, do të drejtojë mesfushën me katër të Gjermanisë. Müller dhe Havertz do të jenë në mbështetje të Gnabry.

Ja formacionet e mundshme:
ANGLIA (3-4-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Rice, Phillips, Shaw; Sterling, Kane, Foden.
GJERMANIA (3-4-2-1): Neuer; Ginter, Hummels, Rüdiger; Kimmich, Kroos, Goretzka, Gosens; Havertz, Muller; Gnabry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat