Fernandinho rinovon me Man Cityn

Futboll

Fernandinho rinovon me Man Cityn

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:13
Fernandinho rinovon me Man Cityn

Manchester City ka kompletuar rinovimin e kontratës për mesfushorin Fernandinho.

Braziliani ka nënshkruar kontratë edhe për një vit me “Qytetarët”.

Këtë e konfirmoi Fernandinho përmes një komunikate zyrtare:

“Fernandinho ka nënshkruar kontratë njëvjeçare. Kapiteni i Man Cityt ka rinovuar marrëveshjen që do ta mbajë në klub deri në vitin 2022, duke e vazhduar qëndrimin në Etihad për sezonin e nëntë”, shkroi klubi në komunikatë.

36-vjeçari me Cityn ka fituar 12 trofe, duke përfshirë katër Premierliga dhe rekord prej gjashtë Kupa të Ligës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat