Modriç: Kur sulmuam më shumë...

Futboll

Modriç: Kur sulmuam më shumë...

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:43
Modriç: Kur sulmuam më shumë...

Luka Modriç ishte një nga më të mirët në fushë për Kroacinë edhe në ndeshjen ndaj Spanjës.

Në përfundim të takimit të çmendur që u zhvillua në Copenhagen që solli edhe eliminimin e përfaqësueses ballkanase, kapiteni foli për mediat, duke nënvizuar se Spanja e meritoi fitoren.

“Morëm avantazhin me një gol me fat. Më pas ata luajtëm më mirë se ne për të paktën 60 minuta.

Vendosëm të qëndronim të mbyllur në gjysmëfushën tonë dhe i lamë të luanin. Kur sulmuam më shumë, luajtëm më mirë se ata, krijuam shanse dhe aty lindi barazimi: kur treguam cilësitë tonë dhe karakter. 

Në nisje të kohës shtesë i kishim mbështetur në litarët e ringut, por nuk mundëm të shënonim nga dy raste të mira. Pastaj loja u kthye në favor të tyre dhe nuk kishim forcë të ktheheshim”, u shpreh Modriç.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat