Lazio afër lojtarit të Shqipërisë

Futboll

Lazio afër lojtarit të Shqipërisë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:05
Lazio afër lojtarit të Shqipërisë

Elseid Hysajt i përfundon sot kontrata me Napolin dhe nga nesër, djaloshi i Kombëtares do të ndërrojë skuadër sipas asaj që raporton Alfredo Pedulla, eksperti i merkatos në Itali, sot është caktuar takimi mes agjentit të Hysajt dhe drejtuesve të skuadrës së Lacios. Sarri e ka kërkuar shqiptarin në skuadër, me të cilin ka punuar tek Empoli dhe më pas te Napoli.

Për mbrojtësin e Kombëtares bëhet gati një kontratë pesëvjeçare me një pagë bazë prej 1.8 milionë eurosh, pa përfshirë bonuset. Specialisti i merkatos ka bërë me dije se një javë më parë është diskutuar mes palëve për këtë transferim dhe është caktuar dita e sotme, duke qenë se përfundon edhe kontrata e tij me Napolin.

Sarri e ka kërkuar Hysajn në skuadër dhe sipas Pedulës, mbrojtësi pritet që të përdoret në linjën e majtë.

Edhe më herët, mbrojtësi i Kombëtares ka luajtur në të dy linjat e mbrojtjes nën drejtimin e Sarrit. Hysaj pritet të jetë afrimi i parë për Sarrin te Lacio, një ndër të besuarit e tij në repartin e paravijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat