Tjetër zyrtarizim te Dinamo e Tiranës

Futboll

Tjetër zyrtarizim te Dinamo e Tiranës

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:55
Tjetër zyrtarizim te Dinamo e Tiranës

Dinamo vazhdon të jetë një prej klubeve më aktive të Kategorisë Superiore gjatë këtyre ditëve në merkato.

Pas zyrtarizimit të Patrik Bardhit dhe arritjes së marrëveshjes me disa emra me peshë përfishirë edhe ish-mbrojtësin e Vllaznisë Isaevski, blutë kryeqytetas kanë zyrtarizuar një tjetër afrim nga tregu ballkanas. Aleksandar Sofranac është lojtari më i ri i 18 herë kampionëve.

Mbrojtësi vjen me parametra zero pas mbylljes së kontratës me malazezët e Sutjeska Niksic, me të cilët luajti dy sezonet e shkuara dhe ishte titullar.

30-vjeçari ka edhe 8 ndeshje me kombëtaren e Malit të Zi. Një lojtar me eksperiencë që mund ta ndihmojë shumë Dinamon në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat