Sancho është lojtari i Manchester United

Futboll

Sancho është lojtari i Manchester United

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:14
Sancho është lojtari i Manchester United

Tashmë është edhe zyrtare, sagës së transferimit të Jadon Sancho në Manchester United i erdhi fundi, raporton Insporti.

Transferimi i Sanchos në Manchester United, i nisur verën e kaluar ka përfunduar.

Lajmin e ka konfirmuar mbrëmjen e kaluar gazetari i The Guardian, Fabrizio Romano i cili ka njoftuar se është arritur marrëveshje mes Borussia Dortmundit dhe Manchester United për transferin e 22 vjeçarit anglez.

Ndërkohë pak minuta më parë lajmi është zyrtarizuar me marrëveshjen që ka përfunduar dhe është nënshkruar nga palët.

Shuma e transferit është 85 milionë euro me lojtarin që ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat