Uzuni shënon

Futboll

Uzuni shënon

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:43
Uzuni shënon

Nëse Ferencvarosh shënon është gjithmonë Myrto Uzuni që ka rolin e protagonistit.

Kjo ishte panorama e sezonit të shkuar, ndërsa e njëjta gjendje duket se do të paraqitet edhe për këtë kampionat. Sulmuesi shqiptar e nisi duke përshëndetur rrjetën këtë sezon të ri kundër Ludogorest, në atë fitore të marrë në shifrat 3-1.

Së fundmi Myrto Uzuni ka shënuar edhe në përballjen e Ferencvarosh ndaj Dun Stredës.

Rezultati i ndeshjes ka mbaruar 1-0 dhe goli u realizua nga sulmuesi i Kombëtares në minutën e 76. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk do të humbej mundësia si për të treguar se edhe në miqësore nuk ka falje për kundërshtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat