Johnson jep datën për stadiumin me kapacitet të plotë

Futboll

Johnson jep datën për stadiumin me kapacitet të plotë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 13:10
Johnson jep datën për stadiumin me kapacitet të plotë

Johnson jep datën për stadiumin me kapacitet të plotë!

Vaksinimi masiv i popullsisë në botë po na kthen drejt epokës së normalitetit, ku një gjë e tillë po vërehet në futboll.

Në Euro 2020 disa ndeshje janë zhvilluar me kapacitet të plotë të stadiumit, çka i ka rikthyer gjallërinë ndeshjeve, të cilat nuk ngjasojnë më me një stërvitje të skuadrave.

Kryeministri anglez, Boris Johnson ka publikuar datat kur do të hiqen totalisht kufizimet e distancimit social në stadiumet e Britanisë së Madhe. Ai ka konfirmuar se shkallët e stadiumeve do të mbushen plotësisht nga tifozët pas datës 19 korrik.

Kjo do të jetë hera e parë që kapaciteti I stadium do të jetë i plotë, që pas pandemisë së COVID-19, e cila filloi në mars të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat