Në pritje të sfidës Angli - Danimarkë

Futboll

Në pritje të sfidës Angli - Danimarkë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:04
Në pritje të sfidës Angli - Danimarkë

Pas Italisë, sonte do të mësohet edhe kombëtarja tjetër finaliste në “EURO 2020”.

Mbrëmë Italia mundi Spanjën përmes penaltive, pasi që sfida u mbyll në barazim 1-1, ndërsa sonte Anglia dhe Danimarka do të luftojnë për një vend në finalen e madhe të 11 korrikut. Përballja e gjysmëfinales në mes Anglisë dhe Danimarkës, do të zhvillohet në stadiumin “Uembli” në orën 21.00 dhe do të drejtohet nga holandezi Deni Mekkeli.

Sonte do të mësojmë finalistin e dytë në “EURO 2020”, kur në gjysmëfinale e dytë do të përballen kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Danimarkës. Ditë më pare, Italia siguroi biletën e finales, pasi që mundi Spanjën përmes penaltive, në takimin që u mbyll me barazim 1-1 në kohën e rregullt dhe kohën shtesë. Anglia shihet favorit kundrejt Danimarkës, ndërsa trajneri anglez, Geret Sauthgejt e sheh këtë sfidë si një mundësi historike për tu kualifikuar në Finalen e madhe.

“Është një mundësi e madhe, pasi që është rast unik që të shkrujmë historinë dhe të kualfikohemi në finale të Europianit. Nuk është një presion i madh për ekipin dhe është një sfidë që duhet të tejkalohet. Jemi përballur me Danimarkën dy herë në vjeshtë dhe e di se është një ekip e mirë dhe këtë e ka dëshmuar gjatë turneut në “EURO 2020”. Mendojë se do të jetë një ndeshje fantastike.

Trajner i Danimarkës, Kasper Hjullmand, kërkon angazhim maksimal të futbollistëve dhe beson se motivi i ekipit do të jetë që të heshtin tifozët kundërshtarë.

“Është si një ndeshje që e luajmë në transfertë, mirëpo ka edhe sharmin e vet, ashtu që mezi presim një përballje të tillë. Ne jemi të kënaqur që tifozët janë rikthyer në tribunat e stadiumeve dhe do të ishim edhe më të kënaqur nëse stadiumi do të ishte I plotësuar me ngjyrat e Danimarkës. Motivi ynë është që të heshtim spektatorët kundërshtarë, por mendojë se kjo do të jetë shumë vështirë. “

Këto dy kombëtaret janë takuar plotë 10 herë në të gjitha kompeticionet kryesore, ndërsa Anglia ka shënuar fitore në 5 përballje, 3 ndeshje janë mbyllur me barazim dhe 2 fitore i kanë takuar Danimarkës. Kjo e fundit nuk do të asnjë mungesë, përveç Kristian Eriksenit, ndërsa te Anglia dyshimi i vetëm është mes Bakajo Sako-s dhe Xhadon Sanço-s. Sfida e gjysmëfinales në mes Anglisë dhe Danimarkës, do të zhvillohet në stadiumin “Uembli” në orën 21.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat