Anglia në histori, në finalen e madhe, danezët të dëshpëruar!

Futboll

Anglia në histori, në finalen e madhe, danezët të dëshpëruar!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2021 Në ora: 21:25
Anglia në festë

(E plotësuar):  Anglia bën historinë, për herët ë parë është në finalen e madhe të Kampionatit Evropian. 

Anglezët shënuan fitore pas 120 minutave me rezultat 2:1 kundër Danimarkës, në sfidën gjysmëfinale që u zhvillua në stadiumin 'Wembley” të Londrës.

Ndeshja në kohën rregullt përfundoi baras (1:1), por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, anglezët triumfuan falë golit të sulmuesit Harry Kane.

Image

Në një atmosferë drithëruese, “Tre Luanët” arritën më shumë mund në finale dhe të dielën e 11 korrikut (në orën 21.00) do të ndeshen me Italinë, ndërsa Danimarka nuk e përsëriti historinë e vitit 1992 kur u stolisen me titullin e kampionit të Evropës.     

Selektori i Anglisë, Gareth Southgate, është sikur në qiellin e shtatë dhe me padurim e pret ndeshjen e të dielës në “'Wembley” në Londër. 

Në minutën e 30-të, Mikkel Damsgaard nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, godet me mjeshtri e në këndin e epërm të djathtë, 0:1 për Danimarkën. Eurogol që rrallë shihet në stadiume! 

Image

Anglia si Anglia barazon rezultatin në minutën e 39-të. Saka harkon përtokë dhe Simon Kjaer duke tentuar ta evitoj rrezikun shënon autogol, 1:1.

Në pjesën u tregua lojë e mirë. Në minutën e 52-të, Kasper Dolberg nga rreth 18 metra godet fortë, portieri anglez, Pickford, mezi e mbron.  

Pas tre minuta (55’), portieri Kasper Schmeichel tregon cilësitë e tija, duke shpëtuar gol të sigurtë, ndal goditjen me kokë të Harry Maguires.Kasper Schmeichel në formë të lartë, mbron goditjen e Harry Kane.

Në minutën e 103-të, Sterling pengohet në 16-sh, gjyqtari pasi akordon penallti, konsultohet me gjyqtarët e VAR-it dhe mbetet vendimi i pakthyeshëm! 

Image

Në minutën e 104-të, Harry Kane gjuan nga penalltia në këndin e majtë e të poshtëm ndërsa portieri Kasper Schmeichel e mbron por topin e rikthyer sulmuesi e fërfëllon në rrjetë pa problem, 2:1 për Anglinë. 

Anglia shënon fitore me plot meritë, ndërsa Danimarka luajti mirë por fati sportiv ia ktheu shpinën.

Angli – Itali do të luhet me 11 korrik (në orën 21.00). 

Anglia – Danimarka 2:1
Stadiumi "Wembley" në Londër.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: D.Makkelie.
Shënues: Kjaer (39’ - autogol), Kane (104’) - Damsgaard (30’).
Kartona të verdhë: Maguire - Wass.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Shaw, Phillips, Rice (Henderson 95’), Saka (Grealish 69’ – Trippier 106’)), Mount (Foden 95’), Sterling dhe Kane.
Danimarka: Schmeichel, Christensen (Andersen 79’), Kjaer, Vestergaard (Wind 105’), Stryger Larsen (Wass 67’), Maehle, Delaney (Jensen 88’), Höjbjerg, Braithwaite, Damsgaard (Poulsen 67’) dhe Dolberg (Norgaard 67’).
 

118' Pak shpresa për Danimarkën.

115' Danimarka në presion.

113' Anglia po bën presion.

109' Anglia afër finales.

106' Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve.

Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve.

Në minutën e 104-të, Harry Kane gjuan nga penalltia në këndin e majtë e të poshtëm ndërsa portieri Kasper Schmeichel e mbron por topin e rikthyer sulmuesi e fërfëllon në rrjetë pa problem, 2:1 për Anglinë.

Në minutën e 103-të, Sterling pengohet në 16-sh, gjyqtari pasi akordon penallti, konsultohet me gjyqtarit e VAR-it dhe mbetet vendimi i pakthyeshëm!

103' Sterling pengohet, gyjqtari akordon penallti për Anglinë.

101' Danimarka luan me zgjuarsi në mbrojtje.

98' Anglia ka shtuar presionin.

96’ Edhe më tej rezultati i pandryshuar 1:1.

Anglia – Danimarka 1:1
Stadiumi "Wembley" në Londër.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: D.Makkelie.
Shënues: Kjaer (39’) - Damsgaard (30’).
Kartona të verdhë: Maguire - Wass.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Shaw, Phillips, Rice (Henderson 95’), Saka (Grealish 69’), Mount (Foden 95’), Sterling dhe Kane.
Danimarka: Schmeichel, Christensen (Andersen 79’), Kjaer, Vestergaard, Stryger Larsen (Wass 67’), Maehle, Delaney (Jensen 88’), Höjbjerg, Braithwaite, Damsgaard (Poulsen 67’) dhe Dolberg (Norgaard 67’).

94' Danimarka para befasisë së madhe. Kasper Schmeichel në formë të lartë, mbron goditjen e Harry Kane.

91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

Ndeshja mes Anglisë dhe Danimarkës shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Askush nuk e ka pritur se ndeshja do të mbyllet në kohën e rregullt me rezultat 1:1. Danimarka po tregon lojë shumë të mirë.  

Anglia – Danimarka 1:1
Stadiumi "Wembley" në Londër.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: D.Makkelie.
Shënues: Kjaer (39’) - Damsgaard (30’).
Kartona të verdhë: Maguire - Wass.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Shaw, Phillips, Rice, Saka (Grealish 69’), Mount, Sterling dhe Kane.
Danimarka: Schmeichel, Christensen (Andersen 79’), Kjaer, Vestergaard, Stryger Larsen (Wass 67’), Maehle, Delaney (Jensen 88’), Höjbjerg, Braithwaite, Damsgaard (Poulsen 67’) dhe Dolberg (Norgaard 67’).

90' Anglia - Danimarka 1:1.

88' Ndeshja duket se po shkon në vazhdime.

86' Lojë e mirë, Anglia po has në mbrojtje të fortë.

83' Ndeshja po shkon drejt fundit të kohës së rregullt, nëse nuk ka gol, ataëherë vazhdimet dy herë nga 15 minuta.

79' Ndeshja edhe më tej baras.

76' Anglia e kërkon golin e fitores dhe të kualifikimit në finalen e madhe.

73' Danimarka po befason me lojë të mirë.

69’ Zëvendësimet e para, tre zëvendësime të Danimarka dhe një Anglia.

Anglia – Danimarka 1:1
Stadiumi "Wembley" në Londër.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: D.Makkelie.
Shënues: Kjaer (39’) - Damsgaard (30’).
Kartona të verdhë: Maguire.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Shaw, Phillips, Rice, Saka (Grealish 69’), Mount, Sterling dhe Kane.
Danimarka: Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard, Stryger Larsen (Wass 67’), Maehle, Delaney, Höjbjerg, Braithwaite, Damsgaard (Poulsen 67’) dhe Dolberg (Norgaard 67’).

 67' Danimarka po shkakton telashe me lojë.

65' Anglia në presion.

61' Danimarka po lufton me mish e më shpirt.

57' Lojë mjaft e mirë, rezultati 1:1.

 55' Portieri Kasper Schmeichel tregon cilësitë e tija, ndal goditjen me kokë të Harry Maguires.

52' Kërcënimi i parë në pjesën e dytë. Kasper Dolberg nga rreth 18 metra godet fortë, portieri anglez, Pickford, mezi e mbron.  

49' Emocione të mëdha në Londër. Kartoni i parë i verdhë, Maguire i Anglisë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Angli – Danimarkë 0:1.

Pak raste dhe dy gola në pjesën e parë të lojës.

Në minutën e 30-të, Mikkel Damsgaard nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, godet me mjeshtri e në këndin e epërm të djathtë, 0:1 për Danimarkën. Eurogol që rrallë shihet në stadiume! 

Anglia si Anglia barazon rezultatin në minutën e 39-të. Saka harkon përtokë dhe Simon Kjaer duke tentuar ta evitoj rrezikun shënon autogol, 1:1.

Anglia – Danimarka 1:1
Stadiumi "Wembley" në Londër.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: D.Makkelie.
Shënues: Kjaer (39’) - Damsgaard (30’).
Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Shaw, Phillips, Rice, Saka, Mount, Sterling dhe Kane.
Danimarka: Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard, Stryger Larsen, Maehle, Delaney, Höjbjerg, Braithwaite, Damsgaard dhe Dolberg.
42' Anglia tani është më e qetë pas barazimit të rezultatit.

39' Kjaer shënon autogol, 1:1.

35' Danimarka aspak inferiore, gjithnjë e rrezikshme.

32' Anglia në presion.

30'  Mikkel Damsgaard nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra. godet me mjeshtri e në këndin e epërm të djathtë, 0:1. Eurogol që rrallë shihet në stadiume!

27' Danimarka herë pas here e rrezikshme.

25' Damsgaard godet jashtë portës së Anglisë.

22' Danimarka me mbrojtje "bunker".

19' Asnjë rast ideal deri me tash.

16' Danimarka po bën presion!

14' Anglia e ka iniciativën.

12' Harry Kane mjaft i rrezikshëm.

10' Edhe Danimarka duket e rrezikshme.

9' Anglia insiston, Danimarka mbrohet.

7' Danezët në presion.

4' Anglia po sulmon.

 2' Danimarka synon mrekullinë.

1' Gjithçka gati, Anglia e do me çdo kusht finalen sikurse edhe Danimarka.

Anglia apo Danimarka në finalen e madhe të Kampionatit Evropian?

Italia e pret fituesin e kësaj sfide drithëruese.

Gjithçka gati për sfidën Angli – Danimarka! Danezët në vitin 1992 dolën kampion të Evropës.  

Anglia - Danimarka 0:0

Stadiumi "Wembley" në Londër.

Shikues: 60.000.

Gjyqtar: D.Makkelie.Anglia: Pickford, Walker, Stones, H. Maguire, Shaw, Phillips, Rice, Saka, Mount, Sterling dhe Kane.

Danimarka: Schmeichel, Christensen, Kjaer, Vestergaard, Stryger Larsen, Maehle, Delaney, Höjbjerg, Braithwaite, Damsgaard dhe Dolberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat