Vllaznia nga Shkodra zbarkon në Bosnje dhe Hercegovinë.
Vllaznia do të luajë ditën e nesërme kundër rivalëve nga Bosnja dhe Hercegovina, Shiroki Brijeg për sfidën e raundit eliminator të Ligës së Konferencës.
Skuadra shkodrane ka mbërritur sot në Bosnje dhe ka kryer stërvitjen e fundit prag ndeshjes në ‘’Pecara Stadium’’, aty ku do të luajë dhe ndeshjen mbrëmjen e nesërme.
Pas zhgënjimeve nga Laçi dhe Teuta, sytë e tifozëve shqiptar janë kthyer nga dy skuadrat e tjera, Partizani dhe Vllaznia të cilat do të ndeshen ditën e nesërme me rivalë të kalueshëm në letër.