Roma ka strategjinë për Xhakën

Futboll

Roma ka strategjinë për Xhakën

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 11:20
Roma ka strategjinë për Xhakën

Rui Patricio afër zyrtarizimit, tani strategjia e Romës është nënshkrimi i Granit Xhakës.

Sipas “Gianlucadimarizio.com”, Roma është në fazën finale të transferimit të Rui Patricios.

Jorge Mendes dhe “Giallorossët” janë në fazat e fundit të transferimit, pasi Pau Lopez u transferua tek Marseille.

Tani, stretegjia e Romës është që të marrin Granit Xhakën nga Arsenali, por Roma po pret në mënyrë që Arsenali ta ulë çmimin e tij.

Në fakt, Roma ka arritur marrëveshje personale me kapitenin e Zvicrës, por marrëveshja me Arsenalin ende nuk është arritur.

Pas Rui Patricios, Xhaka mund të jetë transferimi i radhës për “Giallorossët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat