Arianit Ahmeti sulmon Agim Ademin: Drejtësia po vjen në vendin e vet

Futboll

Arianit Ahmeti sulmon Agim Ademin: Drejtësia po vjen në vendin e vet

Nga: K.G. Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:01
Arianit Ahmeti sulmon Agim Ademin: Drejtësia po vjen në vendin e vet

Arianit Ahmeti, ish futbollist i Prishtinës dhe i shkarkuar nga zëvendës sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, sulmon me deklaratë kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe sipas tij drejtësia po shkon në vend. 

 “DREJTËSIA PO VJEN NË VENDIN E VET!

“Të nderuar, Nga viti 2017, isha i angazhuar në pozitën e shefit të zyrës ligjore dhe më pas i emëruar zëvendës sekretar i përgjithshëm pranë Federatës së Futbollit të Kosovës. Duke qenë i angazhuar në FFK, jam munduar që punën time ta bëjë me nder dhe përgjegjësi për tri vite rresht.

Image

Me një vendim arbitrar duke mos e përfillur asnjë procedurë ligjore dhe statutare më është ndërprerë kontrata e punës nga i ashtuquajturi kryetar Agim Ademi [Mandati tij ka skaduar më 17.01.2020], edhe pse vazhdon ta mbajë këtë pozitë të uzurpuar unë kam ndjekur rrugët ligjore për ta fituar të drejtën time e cila po del të jetë e drejtë ku pas Inspektoratit të Punës [shkalla e parë dhe e dytë] kurse tani edhe Gjykata Themelore e vërteton të njejtën se vendimet të cilat i ka marrë Agim Ademi ndaj meje janë të paligjëshme.

Këto veprime ndaj meje dhe shumë të tjerëve, dëshmojnë qartë se Agim Ademi keqpërdor pozitën e tij duke eliminuar persona të cilët nuk janë pajtuar me veprimet e tij të kundërligjëshme”, shkruan Arianit Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat