Përballja Brazil - Argjentina, Casemiro optimist

Futboll

Përballja Brazil - Argjentina, Casemiro optimist

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:42
Përballja Brazil - Argjentina, Casemiro optimist

Casemiro, do të përballet me Argjentinën në finalen e “Copa América”, në stadiumin “Maracana” të Rio de Janeiro. Lojtari i Real Madridit paralajmëroi lojtarët e Canarinha se duhet të marrin parasysh që skuadra argjentinase nuk është e kufizuar vetëm te Lionel Messi.

Respekt maksimal – “Argjentina është një ekip me lojtarë të nivelit më të lartë. Ajo nuk është vetëm një lojtar. Ne e dimë cilësinë që ka Messi, se është një lojtar i shkëlqyeshëm, por duhet të vlerësojmë të gjithë ekipin argjentinas, t’i respektojmë të gjithë”.

Argjentina nuk është reduktuar në dy lojtarë – “Nuk është vetëm Messi dhe Lautaro. Ne nuk mund të theksojmë vetëm ata të dy. Ata janë lojtarë me cilësi të lartë dhe dy të nivelit më të lartë në botë, por Argjentina arriti në finale për grupin që ka. Duhet të kemi respekt për të gjithë”.

Ai nuk do të jetë i vetmi përgjegjës për ndalimin e Leo Messit – “Unë e admiroj atë shumë, por Argjentina nuk është vetëm Messi; sikurse fuqia mbrojtëse e ekipit brazilian nuk është vetëm Casemiro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat