Immobile të jetë i mprehtë

Futboll

Immobile të jetë i mprehtë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 11:59
Immobile të jetë i mprehtë

Ciro Immobile filloi performancën e tij në Euro 2020, duke shënuar dy gola dhe një asist në dy ndeshjet hapëse me skuadrën së tij. Por që nga pushimi në ndeshjen e Italisë me Uellsin, sulmuesi i Lazios thjesht nuk ka luajtur më si duhet, dhe ka arsye që italianët të shqetësohen.

Në fitoren e tyre ndaj Austrisë, Immobile ishte kryesisht joefektiv, shkruan 90Min.

Italia paraqiti një shfaqje mbizotëruese për të eliminuar Belgjikën, por Immobile, edhe një herë, u zhduk. Ai dukej jashtë ritmit dhe nuk kishte gjasa të bënte ndikimin më të vogël.

Në gjysmëfinale kundër Spanjës gjërat nuk u përmirësuan. Immobile nuk ishte aq i pajetë, sa ishte kundër Belgjikës, por megjithatë ai ende mungonte.

Immobile është njeriu kryesor i Italisë kur vjen puna për të udhëhequr vijën, dhe ai thjesht duhet të rritë ritmin e tij në ndeshjen në finalen e madhe të së dielës, veçanërisht duke marrë parasysh që Italianët po përballen me një skuadër që ka pranuar vetëm një gol gjatë gjithë garës.

Prandaj, Immobile do të duhet të jetë i mprehtë, vigjilent dhe në formë të lartë për të trazuar kundërshtarin e tij në Wembley.

Skuadra e Mancinit ka pjesë cilësore nga zona të tjera të fushës, por ata do të kenë nevojë për një lojtarë të pamëshirshëm në sulm për të prishur mbrojtjen më të fortë të turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat