​Me këto ngjyra të fanellave do të zbresin në fushë Anglia dhe Italia

Futboll

​Me këto ngjyra të fanellave do të zbresin në fushë Anglia dhe Italia

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Italia do të veshë fanellën e tyre të kaltërt për finalen e UEFA EURO 2020, ndërsa Anglia do të paraqitet me të bardha në “Ëembley Stadium”, dhe të dy skuadrat do të ulen në gjunjë para fillimit të ndeshjes.

Tani është konfirmuar se “Azzurrët” do të jetë në fanellën e tyre tradicionale, të kaltërt, ndërsa vjeshjet e poshtme do të jenë të bardha.

Sa për Anglinë, ata do të jenë në të bardha, pavarësisht se disa tifozë bënin thirrje për të përsëritur finalen e Kupës së Botës 1966 duke veshur fanellat e kuqe.

Kjo është diçka për të cilën tifozët më të spikatur të kombëtares angleze kishin shpresuar, sepse në Euro 2020 deri më tani, Italia ka mundur të gjitha ekipet që ishin me fanella të kuqe duke u nisur nga Turqia, Zvicra, Uellsi, Austria, Belgjika dhe Spanja.

Sa për portierët, Gianluigi Donnarumma do të vishet me të verdha, dhe Jordan Pickford me jeshile.

Anglia është gjunjëzuar si një gjest anti-racizëm para çdo ndeshje dhe Italia konfirmoi se ata do të bashkohen për solidaritet nëse ekipi kundërshtar e kërkon atë.

Kjo kërkesë i është bërë arbitrit, kështu që të dy skuadrat do të gjunjëzohen për pak kohë para fillimit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat