Roma gjen portierin për sezonin e ri

Futboll

Roma gjen portierin për sezonin e ri

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:08
Roma gjen portierin për sezonin e ri

Roma gjen portierin për sezonin e ri. Jose Mourinho ka përzgjedhur patriotin e tij, Rui Patricio, për mbrojtjen e katërkëndëshit dhe drejtuesit e klubit janë gati t’i plotësojnë dëshirën, pasi kanë mbyllur marrëveshjen e transferimit të portugezit në Romë.

Sipas mediave italiane, gardiani 33-vjeçar pritet të mbërrijë në kryeqytetin italian ditën e hënë dhe pasi të kryejë vizitat mjekësore rutinore, do të hedhë firmën mbi kontratë dhe do të nisë menjëherë përgatitjet nën urdhrat e Mourinhos.

Nga ana tjetër verdhekuqtë do të paguajnë rreth 10 milionë euro në arkat e klubit anglez të Wolverhampton, që ka në pronësi kartonin e portierit portugez.

Për t’i bërë vend Rui Patricios, Roma largoi në huazim te Marseille spanjollin Pau Lopez, teksa drejt largimit është edhe suedezi Robin Olsen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat