Zhupa: Italia e nxjerr jashtë loje Anglinë

Futboll

Zhupa: Italia e nxjerr jashtë loje Anglinë

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 19:11
Zhupa: Italia e nxjerr jashtë loje Anglinë

Eduart Zhupa ka komentuar finalen e Europianit mes Italisë dhe Anglisë.

I ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News”, Zhupa ka thënë se Italia e nxjerr jashtë loje Anglinë dhe e bën nervoze me qarkullim topi.

“Nëse sot Italia e nxjerr jashtë loje përsa i përket anës psikologjike dhe bën nervoze Anglinë me qarkullim topi me mbajtje larg, atëherë do të jetë avantazh, përsa i përket sulmit të Anglisë, mendoj se Conte, duke qenë se ka qenë pjesë e skuadrës së Italisë, e njeh mirë këtë skuadër, të dy qendër mbrojtësit duhet të tregohen të kujdesshëm.

Por sot do ketë dublime. Italia do të jetë e rrezikshme në zonat boshe”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat