Çmenduri, anglezët sulmojnë qytetarin pasi e ngatërruan me sulmuesin që humbi penalltinë

Futboll

Çmenduri, anglezët sulmojnë qytetarin pasi e ngatërruan me sulmuesin që humbi penalltinë

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 14:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Anglezët kanë shpërthyer në dhunë dhe urrejtje ndaj lojtarëve me ngjyrë që humben penalltitë në ndeshjen finale me Italinë dhe duket se Bukayo Saka është njeriu më i urryer për tifozerinë angleze pas asaj penalltie të humbur.

Në rrugët e Londrës, tifozët britanikë duken të frustruar dhe të nxehur pas atij 11-metërshi dhe në rrugë kanë kapur një person që kishte ngjashmëri me sulmuesin anësor të Arsenalit.

Në videon, e cila u bë virale, duken fansat e kombëtares së “3 Luanëve” gati për ta goditur, por më pas kuptuan se kishin ngatërruar person.

Një situatë e pahijshme kjo duke parë se Saka tani është njeriu më i sulmuar për momentin.

Siç duket tifozët anglezë nuk janë ende gati për titull. Fillimisht duhet ndryshuar sjellja, sepse vetëm njëri nga ekipet do fitonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat