Arsenal ia cakton çmimin Granit Xhakës

Futboll

Arsenal ia cakton çmimin Granit Xhakës

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 14:29
Granit Xhaka

Klubi anglez Arsenal i ka vendosur çmimin e shitjes Granit Xhakës.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Arsenal i ka vendosur çmimin Xhakës.

‘Gunners’, po kërkojnë rreth 20 milionë euro për shitjen e mesfushorit, që ka disa ekipe të interesuara.

Klubi më i interesuar për shërbimet e futbollistit mbetet Roma por që ende nuk ka arritur ti përmbush kërkesat financiare të klubit anglez.

28-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 45 paraqitje me fanellën e Arsenal në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe dy asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat