Barcelona me arome Shqipërie, tjetër transferim

Futboll

Barcelona me arome Shqipërie, tjetër transferim

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:09
Barcelona me arome Shqipërie, tjetër transferim

Marrëdhëniet e mira të presidentit të Barcelonës, Laporta me shqiptarët u duken që në vizitën e tij tek “Skënderbeu” pak vite më parë aty ku mesa kuptohet ka lidhur kontaktet me menaxherin shqiptar Shkumbin Qormemeti.

Ky i fundit pas një bashkëpunimi me Agron Krasniqin i cili njihet për sukseset e tij në transferime me klubin “blaugrana” si një nga skautet e tyre ka bashkuar forcat me menaxherin me origjinë shqiptare për të mbyllur me sukses transferimin e futbollistit Yusuf Demir të Rapidit te Vjenës tek katalanasit. Sigurisht që një pjesë e këtij suksesi i takon edhe agjentëve të futbollistit. Emre Ozturk dhe Filip Degen.

Ky padyshim është një transferim i bujshëm që mori vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare si një sukses jo vetëm për shqiptarin Qormemeti, por edhe për Barcelonën që fitoi shërbimet e një futbollisti me kualitet dhe cilësi mjaft te mira.

Krijimi i marrëdhënieve pozitive mes Qormemetit dhe Laportës mund të ndihmojë pse jo që në të ardhmen talentet shqiptare të mos e shohin të pamundur transferimin ne Katalunjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat