Mesfushori i Tiranës vendos për të ardhmen

Futboll

Mesfushori i Tiranës vendos për të ardhmen

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:34
Mesfushori i Tiranës vendos për të ardhmen

Tirana nisi të hënën stërvitjen e radhës në “Selman Stërmasi”, ndërsa risitë për bardheblutë ishin dy: Ardit Toli dhe Jurgen Çelhaka.

Të dy janë kthyer në stërvitje, një javë pas skuadrës bardheblu. Ka qenë në mëdyshje Ardit Toli. Lojtari ka kërkuar që të jetë pjesë e projektit, në të kundërt t’i jepnin letrat.

Me sa duket, bardheblutë i kanë mbushur mendjen lojtarit që të qëndrojë dhe nuk e kanë larguar nga ekipi.

Mesfushori ka qenë titullar gjatë kohës së Nevil Dedes, por më pas doli rezervë. Futbollisti luan në çdo pozicion të mesfushës dhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Toli ishte dje në stërvitje dhe madje në formë të mirë sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat