Përforcimi i parë i Mourinhos te Roma

Futboll

Përforcimi i parë i Mourinhos te Roma

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 13:30
Përforcimi i parë i Mourinhos te Roma

Nga Majorka në Lisbonë, pastaj në “Fiumicino”. Është dita e Rui Patricio, përforcimit të parë të Romës së José Mourinho.

Tiago Pinto ka arritur një marrëveshje me Wolves për 11.5 milionë euro, plus shpërblime të pagueshme nga korriku 2022, kur klubi verdhekuq shpreson të ketë mbledhur 12 milionë euro për Pau Lopez nga Marseille.

Pasi la familjen e tij në Mallorca (ku ishte me pushime), portieri portugez u ul në orën 11:15 në “Fiumicino” për të filluar aventurën e tij të re në Itali.

Rui Patricio u dërgua menjëherë në “Villa Stuart” për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, pastaj do të shkojë në “Trigoria” të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me Romën për 3 vite. Paga e tij do të jetë rreth 2 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat