Lejohen vetëm 1100 tifozë në stadium

Futboll

Lejohen vetëm 1100 tifozë në stadium

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:33
Lejohen vetëm 1100 tifozë në stadium

Lejohen vetëm 1100 tifozë në stadium!

Sfintuli u mposht me rezultatin 5-2 nga Partizani në sfidën e parë dhe kualifikimi për ta duket shumë i vështirë.

Megjithatë, klubi moldav nuk duket i dorëzuar dhe në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, u ka kërkuar tifozëve të mbështesin ekipin dhe të jenë optimistë për sfidën e kthimit.  

Për shkak të masave anti-COVID, në stadium do të lejohen vetëm 1100 tifozë (30 % e kapacitetit). 

Klubi moldav ka nxjerrë ditën e sotme në shitje edhe biletat për tifozët e interesuar. Çmimi i tyre për sfidën ndaj Partizanit është 15 lei (3 euro).   Përballja Sfintul-Partizani, do të luhet duke filluar nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat