Prishtina në kërkim të misionit të pamundur

Futboll

Prishtina në kërkim të misionit të pamundur

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 19:13
Formacjoni i Prishtinës

Prishtina në kërkim të misionit të pamundur!

Duke filluar nga ora 20:00, Prishtina do të përballet me kampionët e Hungarisë, Ferencvaroshin për sfidën e kthimit të fazës së parë të Ligës së Kampionëve.

Disfata 3-0 në ndeshjen e parë e bën të pamundur misionin e Prishtinës, por kurrë mos thuaj kurrë! Ferencvaroshi vjen e qetë në këtë takim dhe me idenë për të mbrojtur rezultatin, ndërsa Prishtina do të tentojë të provojë gjithçka deri në minutën e fundit.

Titullar për hungarezët do të jetë dhe sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni i cili në sfidën e parë nuk arriti të lërë gjurmë, ndërsa për Prishtinën në fushë do të jenë dhe katër ish-futbollistë të Superiores, Besnik Krasniqi, Oto Xhon, Sabien Lilaj dhe Gledi Mici.

Prishtina - Ferencvaros

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Zyba, Bekteshi, Mici, Lilaj, Boshnjaku, E.Krasniqi, Mankenda, John, Kryeziu.

Ferencvaros: Dibusz, Wingo, Mmaee, Blazic, Civic, Somalia, Kharatin, Nguen, Uzuni, Mmaee, Mak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat