FSHF lavdëron Myrto Uzunin kundër Prishtinës: Në super-formë

Futboll

FSHF lavdëron Myrto Uzunin kundër Prishtinës: Në super-formë

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:24
FSHF lavdëron Myrto Uzunin kundër Prishtinës: Në super-formë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin me klubin e tij Ferencvaros. Bomberi kuqezi ka gjetur tre herë rrugën e rrjetës në ndeshjen që kampionët e Hungarisë fituan me rezultatin 3-1 ndaj FC Prishtinës, e vlefshme për turin eliminator të Champions League.

Goli tij i parë u shënua në minutën e 48-të, kur sapo kishte nisur pjesa e dytë. Uzuni merr një top në hyrje të zonës dhe godet saktë me të majtën, duke e kaluar topin me këmbëve të portierit Nika.

Pasi FC Prishtina barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 67-të, sulmuesi shqiptar do t’i jepte sërish avantazhin kampionëve të Hungarisë.

Pasi merr topin në mesfushën e tij bën një sprint prej rreth 50 metrash me topin në këmbë, pason për te njëri prej shokëve të skuadrës, i cili ia kthen reston duke i krosuar topin në një pozicion të favorshëm për Uzunin, që nuk e ka të vështirë të shënojë golin e dytë. Një aksion me të vërtetë fantastik.

Në minutën e 89-të vjen edhe goli i tretë, që vulosi fitoren 3-1 e Ferencvaros në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas këmbënguljes së hungarezëve, shqiptari është në vendin e duhur teksa portieri i Prishtinës grushton një gjuajtje në zonë. Uzuni merr topin dhe lëshon një diagonale të saktë më te djathtën, duke kompletuar këtë super-paraqitje në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë. Beratasi duket në formë të shkëlqyer para eliminatoreve të Botërorit 2022, që nisin në shtator.

Me këtë fitore kampionët e Hungarisë kalojnë në turin tjetër, pasi kishin fituar edhe në ndeshjen e parë me rezultatin 3-0, shkruan FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat