​Liverpooli refuzon mundësinë për ta transferuar Kabak

Futboll

​Liverpooli refuzon mundësinë për ta transferuar Kabak

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 09:13
Ozan Kabak

Pavarësisht zbritjes së çmimit, “Të Kuqtë” nuk dëshirojnë ta transferojnë mbrojtësin turk.

Gjiganti anglez Liverpooli ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me ish-lojtarin Ozan Kabak nga Schalke vetëm për 9 milionë euro, raporton “Goal”.

“Të Kuqve” i është ofruar mbrojtësi turk për atë shumë pasi që skuadra e Schalkes dëshiron me çdo kusht që të krijoj fonde, pas rënies nga Bundesliga.

Sezonin e kaluar, Kabak kaloi tek Liverpooli në afatin kalimtar të transferimeve në janar, në formë huazimi, kurse në fund të sezonit, Jurgen Klopp nuk shprehu dëshirën për ta mbajtur turkun në skuadër, kështu edhe duke mos e bërë permanente lëvizjen e Kabak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat