Sedloski: Kishte iniciativë nga skuadra e Llapit

Futboll

Sedloski: Kishte iniciativë nga skuadra e Llapit

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:04
Sedloski: Kishte iniciativë nga skuadra e Llapit

Në ndeshjen kthyese, Shkupi nuk lejoi befasi dhe me rezultatin 1-1, mbylli takimin në Prishtinë, ndërsa me fitore 2-0 në Shkup, eliminoi Llapin me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Golin për FC Shkupin, e shënoi Ali Adem, në minutën e 78’, kurse për KF Llapin shënoi Drilon Fazliu, duke barazuar shifrat në minutën e 84’.

I lumtur për fitoren e skuadrës së tij, kryetrajneri Goce Sedloski mendon që duhet përmisuar ende dhe duhet të fokusohemi në lojën e ardhshme kundër CD Santa Clara.

”Në pjesën e parë, prita që detyrat tona t’i kryejmë si duhet dhe t’i mos i përsërisim gabimet e lojës së parë”.

“Kishte iniciativë nga skuadra e Llapit, e kam thënë edhe më herët, që ata janë kundërshtarë i fortë. Në përgjithësi nuk jam shumë i kënaqur me pjesën e parë, por në pjesën e dytë, djemtë tanë filluan të luajnë më mirë, kishim disa raste shumë të mira”.

“Rezultati 1-1 ishte I mjaftueshëm, më e rëndësishmja është që vazhdojmë tutje në Ligën e Konferencës së UEFA-s. Gjithashtu e rëndësishme kjo fitore është për klubin dhe për tifozët, sepse në një kohë të gjatë nuk kishim arritur këtë sukses”.

“Tani luajmë me një ekip me kualitet të madh, luajmë kundër Santa Clara nga Portugalia, ekip ky, shumë i mirë, por njëherë dua që të pushojmë dheiI uroj lojtarët për këtë fitore”.

“Më duhet t’i falënderoj edhe tifozët që erdhën nga Shkupi, për të na përkrahur”, u shpreh Goce Sedloski.

Në raundin e dytë të Ligës së Konferencës së UEFA-s, FC Shkupi do ta ketë përballë ekipin e CD Santa Clara nga Portugalia dhe ndeshja e parë do të zhvillohet me 22 korrik në stadiumin Arena “Todor Proeski”, në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat