Mauro Icardi mund të largohet nga PSG

Futboll

Mauro Icardi mund të largohet nga PSG

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 23:09
Mauro Icardi

Sulmuesi Mauro Icardi ka gjasa të largohet nga Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, Icardi mund të largohet nga PSG gjatë afatit kalimtar të verës.

Interesim për sulmuesin kanë shfaqur prej kohësh Roma, Juventus dhe Tottenham Hotspur.

Thuhet se argjentinasi do të largohet nga Franca, nëse ‘Parisienët’ arrijnë të nënshkruajnë me ndonjë sulmues gjatë afatit kalimtar të verës.

28-vjeçari, nuk pati shumë hapësira sezonin e kaluar, megjithatë në 28 ndeshje të zhvilluara kontribuoi me 13 gola dhe gjashtë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat