Arthur i nënshtrohet operimit, mungon tre muaj për Juventusin

Futboll

Arthur i nënshtrohet operimit, mungon tre muaj për Juventusin

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 15:30
Arthur

Gjiganti i Serie A Juventusi e ka konfirmuar që mesfushori brazilian Arthur nuk do të mund të paraqitet në fillim të sezonit të ri të Serie A, pasi që sot në mënyrë të suksesshme ka përfunduar një operim në gju.

Arthur pritet të mungojë në disa nga xhirot e para të Juventusit në kuadër të sezonit të ri, dhe nuk do të mund ta ndihmoj “Zonjën e Vjetër” për të rimarrë titullin e kampionit nga Interi.

Që prej transferimit të tij nga Barcelona, në një marrëveshje shkëmbimi ku Juventusi e ofroi Miralem Pjanic, Arthur ka bërë 32 paraqitje në të gjitha garat, në sezonin e tij debutues me gjigantin italian.

Mesfushori qendror shënoi golin e tij të parë në fanellën e Juves në fitoren solide prej 2:0 kundër skuadrës së Bolognas.

Tani, klubi i Juventusit e ka konfirmuar në faqen e tyre zyrtare që Arthur i është nënshtruar operimit në gju, i cili ka përfunduar në mënyrë të suksesshme, ku tani koha e rikuperimit pritet të zgjasë deri në tre muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat