Mund të quhet një lojtar i Milanit

Futboll

Mund të quhet një lojtar i Milanit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 17:10
Mund të quhet një lojtar i Milanit

Brahim Diaz mund të quhet një lojtar i Milanit edhe pse ende zyrtarizimi nuk ka mbërritur.

Fantazisti spanjoll i cili kreu sezonin e tij të parë me Milanin duke shkëlqyer me paraqitjet e tij, u rikthye tek Reali i Madridit vetëm për një periudhë të shkurtër sepse tani kuqezinjtë e kanë arritur ta marrin me formulën e huazimit dy-vjeçar dhe me të drejtën e blerjes prej 22 milionë eurove.

Ndërsa klubi madrilen ka mbajtur të drejtën e riblerjes prej 27 milionë të eurove. Brahim Diaz do të mbajë fanellën me numër “10”, numër i lënë bosh nga Çalhanoglu i cili u transferua tek “kushurinjtë” e Interit.

Pasi zbarkoi në aeroportin e Linates në Milano, spanjolli deklaroi për mediat se ndihet i lumtur tek kuqezinjtë: “I lumtur që jam këtu, Forca Milan!”, deklaroi Brahim Diaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat