Liverpool dëshiron të rinovojë kontratat me yjet e ekipit

Futboll

Liverpool dëshiron të rinovojë kontratat me yjet e ekipit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Klubi anglez synon të rinovojë kontratat me disa futbollist.

Sipas ‘The Mirro’, Liverpool ka nisur bisedimet me disa prej futbollistëve që të nënshkruaj marrëveshje të re me ta.

Raportohet se në mesin e futbollistëve që “The Reds” ka nisuar bisedimet për rinovimin e kontratave janë Virgil Van Dijk, Jorden Henderson dhe Alisson Becker.

Van Dijk dhe Henderson kanë kontratë aktuale me gjigantin anglez deri në qershor të vitit 2023 ndërsa Alisson deri në vitin 2024.

Por Liverool dëshiron ti blindojë yjet e saj duke iu ofruar zgjatje të kontratave me përmirësim rroge.

Klubi anglez ende nuk ka bërë asnjë transferim, dhe mbetet të shihet se cilët do të jenë përforcimet e tyre për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat