Çfarë po ngjan me Barcelonën?

Futboll

Çfarë po ngjan me Barcelonën?

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 11:02
Çfarë po ngjan me Barcelonën?

Nevoja e Barcelonës për të larguar lojtarë këtë verë nuk është një sekret, por katalonasit kanë arritur të sjellin disa lojtarë të profilit të lartë gjatë fillimit të afatit kalimtar.

Emerson Royal dhe Eric Garcia do ta përforcojnë mbrojtjen, teksa Sergio Aguero dhe Memphis Depay janë përforcimet e blaugranëve në fazën e sulmit.

Arritja e rinovimit të kontratës së Messit është shumë afër dhe Aguero, Depay, Ansu Fati dhe Dembele mund të kombinohen për një vijë të sulmit të frikshme, por priten largime të shumta nga klubi spanjoll.

Është raportuar për një shkëmbim të mundshëm mes Barcelonës dhe Atletico Madridit për lojtarët Griezmann dhe Niguez. Griezmann ishte lojtari kryesor i Atleticos dhe ndihmoi Francën për ta fituar Kupën e Botës duke u shpallur lojtari më i mire i turneut. Por, ai ka dështuar të tregojë këtë formë te Barcelona, që kërkojnë të mbledhin fonde dhe do ta pranonin largimin e tij.

Por Barcelona, me apo pa Griezmannin do të mbesin pa një alternative reale për ta udhëhequr vijën e sulmit. Martin Braithwaite është ndoshta më i përafërti, por ka pikëpyetje për përshtatshmërinë e tij për një klub me ambicie për të fituar tituj dhe ai mund të largohet para se të mbyllet afati kalimtar këtë verë.

Çfarë pastaj?

Me financat e Barcelonës në gjendjen në të cilën ndodhen, katalonasit duhet të luten që plani A do të jetë i mjaftueshëm për edicionin 2021/22 dhe ndoshta verën e ardhshëm do të jenë në ndonjë vend më të mire për transferime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat