Sfida kundër Partizanit do të jetë e para për Baselin në këtë sezon të ri

Futboll

Sfida kundër Partizanit do të jetë e para për Baselin në këtë sezon të ri

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 11:43
Sfida kundër Partizanit do të jetë e para për Baselin në këtë sezon të ri

Partizani nga Tirana do të luajë kundër Baselit në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Sfida e parë mes dy skuadrave do të luhet në Zvicër, në stadiumin gjigant të Baselit, “St. Jakob Park”, me kapacitet plot 45 mijë vende. Klubi i Bazelit ka njoftuar tifozët edhe për çmimet e biletave.

Në tribunat A, B dhe C, çmimet do të jenë normale, 20 franga zvicerane ose e kthyer në euro, 18. Por, çmimet më të kripura janë në suitat dhe në tribunat VIP.

Në suitat e stadiumit “St. Jakob Park”, një biletë kushton plot 270 euro, ndërsa në tribunën VIP një biletë kushton 175 euro.

Sfida kundër Partizanit do të jetë e para për Baselin në këtë sezon të ri dhe pritet që të ketë një interesim të madh nga tifozët e kuqebluve, që pritet ta ndihmojnë ekipin e tyre ta nisë sezonin e ri në mënyrën e duhur. Bazeli i nis arkëtimet e parave për sezonin e ri që në ndeshjen kundër Partizanit...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat