Ku na mbet turneu përkujtimor për legjendat e futbollit Favzi Rama, Faton Domi, Burim Hatipi...

Futboll

Ku na mbet turneu përkujtimor për legjendat e futbollit Favzi Rama, Faton Domi, Burim Hatipi...

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2021 Në ora: 17:13
Esat Mehmeti

Po harrohen emrat të mëdhenj! Ky është shqetësimi më i madh që e ka ngritur legjenda e futbollit Esat Mehmeti. 

Ish portieri i mirënjohur i viteve të 70-ta dhe të 80-ta, ka një mori pyetje, pse po harrohen turnetë përkujtimorë për emrat e mëdhenj të futbollit?

Mehmeti është i brengosur në këtë drejtim dhe ka shtruar pyetje, pse sot nuk mbahen apo nuk vazhdojnë të mbahen turnetë për emrat e mëdhenj të futbollit, që tërë shqiptaria mburret me ta.

 “Me shkas!

E pyes vetveten e ju pyes ju...?!

A po harrohen legjendat e futbollit dje e sot...?

Ku na mbeti turneu përkujtimor për legjendat e futbollit mbarë kombëtar Riza Lushta e Naim Kryeziu...?!

Ku na mbet turneu përkujtimor për legjendat e futbollit Favzi Rama e Faton Domi?!

Ku na mbet turneu përkujtimor për legjendën e futbollit Burim Hatipi...?!

Ku na mbetën turnetë përkujtimore për legjendat e futbollit anembanë Kosovës, si të Mitrovicës, Skenderajt, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Prishtinës, Ferizajt, Gjilanit, Llapit etj.

A do të mbijetojë turneu përkujtimor për legjendën Fadil Vokrri?!

Deri sot jam dëshmitar edhe unë me shumë shokët e mi se shpejt po tretën... edhe ashtu , kur i organizojnë politikanët apo partitë të ndryshme që po ndërrohen në pushtet ditë për ditë!

Gjithmonë më parë këto takime organizoheshin nga njerëzit të rryer e që janë marrë  me futboll dhe e njohin mirë mentalitetin dhe mënyrën profesionale. 

Ata përherë i kanë mbushur me plot e përplot shikues stadiumet tona. E qe besa këto 10 vitet e fundit është mjerim ( pak e hiq shikues...!?
Tani, në Kosovën e lirë është dashur të bëhet sensibilizim edhe më i madh për këto legjenda  të kujtohen e mos të harrohen ,dhe sa ma tepër të masivizohet e të njihen  brezat e ri. Brezi i ri pra ,nuk i njeh këta emra, ku ështē faji...?! 
Organizimet nuk janë të nivelit!? Faji është te ne...

I kujtojë dikur baballarët tanë për të shikuar një lojë futbolli merrnin me veti nga një a po më shumë fëmijë në stadiume tona që ishin përplot të mbushura! 

Sot, nga brezat e ri kush i njeh këta emra legjendar që nuk janë më në mesin tonë?! 

Organizimi përkujtimor bëhet për breza të rinj të njihen me ato ish futbollist me vlera kombëtare që kanë lënë histori edhe jashtë  vendit tonë. 
Ka akoma legjenda të gjalla e individ ndër ne që munden  e dinë të organizojnë këso evenimente shumë me rëndësi kombëtare po fatkeqësisht si llogarit askush që janë të gjallë! ku tribunat e stadiumeve do të ishin përplot spektator...

Deri sot më tepër është bërë qejf në mes veteranët nga Kosova e Shqipëria për individët që vehten e konsiderojnë mbi ato legjenda qe nuk janë në mesin tonë (me tribuna te zbrazura e harxhime enorme).
 Mbes me shpresë se do te riorganizohen  këto ndeshje përkujtimore për individët që na bën krenar e nuk do të harron kurrë brez pas brezi, për ndryshe historia nuk do të na fal. 
Legjendat nuk vdesin kurrë”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat