Asnjë mbi 20 milionë euro

Futboll

Asnjë mbi 20 milionë euro

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:15
Asnjë mbi 20 milionë euro

Bota e futbollit po ka lon vështirësi finan ciare dhe një gjë të tillë e ndien edhe një klub solid financiarisht si Bajerni i Mynihut. Bazat për të ardhmen janë hedhur si në nivel drejtimi (Rumenige i la vendin Kahnit në rolin e kreut të bordit), ashtu edhe në atë teknik (largimi i Flikut dhe ulja në stol e Nagelsmanit).

Por edhe e ardhmja e lojtarëve kryesorë të klubit do të vazhdojë të jetë e garantuar. Nuk është një detyrë e lehtë në këto kohë të vështira financiare për shkak të pandemisë. Disa prej yjeve do të nisin së shpejti bisedimet e rinovimit të kontratave.

STRUKTURA E RROGAVE – “SportBild” ka zbuluar se rekordmenët e Gjermanisë kanë krijuar një hierarki rrogash me 4 nivele. Rrogë mbi 20 milionë euro në sezon nuk mund të ketë, por është krijuar një precedent me rastin e Robert Levandovskit, i cili e kalon këtë shifër. Më pas në hierarkinë e skuadrës vjen boshti i skuadrës me lojtarë si kapiteni Nojer, Myler dhe Sane, të cilët bëjnë pjesë në këtë nivel (rroga + 15 milionë euro).

Më pas, në grupin 2 janë rrogat nga 10-15 milionë euro dhe këtu përfshihen kontratat e Kimishit, Komanit dhe Gnabrisë. Në grupin 3 (5-10 milionë euro) është struktura e rrogave që përfshin Goreckën dhe Zylen.

Dhe në grupin e fundit janë futbollistët që fitojnë deri në 5 milionë euro. Sipas “SportBild”, shumë prej lojtarëve që janë në plan për të rinovuar do të kërkojnë përmirësim të rrogave të tyre. Ky është një problem për yjet e tjerë në skuadër, kur të rinegociojnë termat e kontratës. Leroi Sane është njëri prej tyre. Ai u transferua nga Siti për 49 milionë euro vetëm një sezon më parë, por në kontratën e re do të kërkojë padyshim ta kapërcejë barrierën e 20 milionë eurove.

Me rastin e David Alabës, i cili kërkoi mbi 20 milionë euro rrogë, Bajerni tregoi forcën, duke thënë se askush nuk mund t’i bëjë presion klubit. Por veç Sanesë, as Kimish dhe Gnabri, dy lojtarë shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit, nuk do të kërkojnë më pak. Koman, i cili është gjithashtu në nivelin e dytë të rrogave, do të kërkojë të kapërcejë në të parin. Kontrata e francezit skadon në 2023- shin dhe ai kërkon një rrogë më të lartë për të rinovuar (aktualisht e ka 12 milionë euro bruto, e cila me ndihmën e menaxherit Pini Zahavi mund të bëhet neto në të ardhmen).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat