Wijnaldum prezantohet si lojtar i PSG-së

Futboll

Wijnaldum prezantohet si lojtar i PSG-së

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 17:41
Wijnaldum prezantohet si lojtar i PSG-së

Georgino Wijnaldum është prezantuar sot si lojtar i PSG-së. Mesfushori holandez erdhi me parametra zero nga Liverpool dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin francez, që shihet si një nga kandidatët kryesorë për fitimin e Champions League.

30-vjeçari u prezantua përpara tifozëve të rinj, duke u shfaqur i lumtur që do të luajë me skuadrën e Mauricio Pochettinos. “Një ndjesi e fortë, pasi jam pjesë e një klubi të madh, që është i mbushur me lojtarë të shkëlqyer.

Parisi është një qytet i bukur, me një tifozë të jashtëzakonshme. E di mirë, pasi kam luajtur kundër PSG në ‘Parc des Princes’. Kjo është një ditë e shkëlqyer për mua dhe familjen time, pasi po nisim një aventurë të re.

E kam treguar në klubet ku kam luajtur që jam një futbollist që dëshiron të fitojë. Dua të përmirësohem dhe të mësoj nga shokët e trajnerët, është pjesë e mentalitetit tim. Synoj të sjell këtë mentalitet tek ekipi dhe shpresoj të përshtatem sa më shpejt“, përfundoi Wijnaldum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat