Riga-Shkëndija, formacionet zyrtare

Futboll

Riga-Shkëndija, formacionet zyrtare

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:11
Riga-Shkëndija, formacionet zyrtare

Shkëndija e Tetovës nis sot rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës, pasi është eliminuar në mënyrë të papritur nga Liga e Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka, ka udhëtuar drejt Letonisë për t’u ndeshur me skuadrën e Riga, ndaj të cilës do të ketë si objektiv padyshim kualifikimin që të mos e cilësojë këtë edicion një dështim të plotë.

Tekniku nuk ka bërë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjet e mëparshme të skuadrës së tij, por bie në sy se ka lënë në stol Zejnullain si dhe Hebajn, për të cilin nuk kishte vend në rreshtimin titullar në sfidën e parë të tetovarëve.

Riga: Brkiç, Petersons, Saiz, Paureviç, Çernomordijs, Rugins, Vakulko, Ueslei, Brisola, Soisalo, Leo
Trajner: Andris Riherts

Shkëndija: Zahov, Murati, neziri, Bejtullai, Paviç, Ramadani, Alimi, Nafiu, Qaka, Doriev, Ibraimi
Trajner: Ernest Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat