Çështje kohe kur Xhaka do të firmos për Romën

Futboll

Çështje kohe kur Xhaka do të firmos për Romën

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 11:33
Çështje kohe kur Xhaka do të firmos për Romën

Granit Xhaka është çdo ditë e më afër largimit nga Arsenali dhe transferimit te Roma.

Tani për tani është duke u pritur një marrëveshj mes klubeve, pasi që mesfushori nga Kosova kohë më parë kishte arritur marrëveshje me romakët.

“Calciomercato” shkruan se klubet janë afër marrëveshjes. Roma do të paguajë 20 milionë euro për reprezentuesin zviceran, aq sa kishte kërkuar nga fillimi Arsenali. 

Granit Xhaka pritet që gjatë ditëve në vijim të përfundojë testet e tij mjekësore dhe të nënshkruajë me klubin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat