Koronavirusi godet një tjetër ekip

Futboll

Koronavirusi godet një tjetër ekip

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 17:37
Koronavirusi godet një tjetër ekip

Pas Spezias, një tjetër ekip i Serie A është goditur nga pandemia COVID-19.

Bëhet fjalë për Empolin, ekipin e promovuar në Serie A këtë edicion.

Përmes një komunikate për media, klubi italian njoftoi infektimin e gjashtë pjesëtarëve, teksa theksoi se ata janë izoluar dhe iu janë nënshtruar protokolleve shëndetësore për pandeminë.

“Klubi i Futbollit Empoli njofton se testet e kryera kanë nxjerrë pozitiv ndaj Covid-19 nga 6 anëtarë të ekipit.

Rastet u vendosën në izolim, sipas protokollit në fuqi, teksa janë njoftuar menjëherë autoritetet kompetente shëndetësore, si dhe duke aktivizuar të gjitha procedurat e kërkuara nga ligji” – thuhej ndër tjera në komunikatë.

Empoli kishte programuar një takim miqësor ditën e nesërme me Couiopelli, por e ka anuluar këtë sfidë për shkak të rasteve me koronavirus.

 

 

 

Artikull i sponsorizuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat