Përurohet shtatorja e legjendës Fadil Vokrri

Futboll

Përurohet shtatorja e legjendës Fadil Vokrri

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 18:39
Përurohet shtatorja e legjendës Fadil Vokrri

Para pak çastesh në stadiumin e Prishtinës është bërë inaugurimi i shtatores së ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

Vokrri, njeriu më meritor për pranimin e Kosovës në shtëpitë e futbollit botëror dhe evropian (FIFA dhe UEFA), vdiq tragjikisht në qershor të vitit 2018, vetëm dy vjet pasi e jetësoi ëndrrën e Kosovës.

Shtatorja e tij u punua vitin e kaluar dhe ishte paraparë të përurohej në fund të tetorit të kaluar, në mandatin e ish-ministres Vlora Dumoshi.

Menjëherë pas ceromonisë së zbulimit te shtatores, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore.

Aty do do të përballën veteranët e Kosovës dhe te Shqipërisë edhe po ashtu edhe skuadra Prishtina 1991 dhe Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat