Liverpool fillon bisedimet me Salah

Futboll

Liverpool fillon bisedimet me Salah

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 23:14
Mohamed Salah

Gjiganti anglez po synon ta mbajë në ekip yllin e tyre.

Sipas ‘Liverpool Echo’, Liverpool dëshiron ta sigurojë qëndrimin e Salah në ekip duke i ofruar kontratë të re.

Raporohet se “The Reds’, kanë në plan ta vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin e tyre, duke i ofruar atij një marrëveshje të re me përmirësim page.

29-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 51 ndeshje me klubin e tij në të gjitha garat, duke realizuar 31 gola dhe gjashtë asistime.

Përveç sulmuesit drejtuesit e gjigantit anglez po synojnë të vazhdojnë edhe kontratat e yjev tjerë si Alisson Becker, Virgil van Dijk dhe Jordan Henderson. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat