Zbulohet plani special i Ancelotti-t për Hazard

Futboll

Zbulohet plani special i Ancelotti-t për Hazard

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 23:16
Eden Hazard

Carlo Ancelotti ka nisur aventurën e tij të re te Real Madrid.

Trajneri italian do të kërkojë ndihmën e të besuarve të tij. Një nga ata është Antonio Pintus, përgjegjësi i përgatitësve atletikë, me të cilin është studiuar një plan specifik për formën e Eden Hazard.

Futbollisti belg, në dy sezonet e fundit, ka patur disa probleme fizike. Gjithashtu, ish-ylli i Chelsea-t ka zakonin që të kthehet nga pushimet me disa kile të tepërta.

Por gjërat do të duhet të ndryshojnë për këtë kurs të ri të Ancelotti-t në Madrid. Sipas AS, trajneri dhe Pintus kanë studiuar një plan të personalizuar për Hazard, në mënyrë që lojtari të mos kthehet në Valdebebas mbipeshë dhe jashtë forme.

Dietë dhe ushtrime janë studiuar deri në detaj dhe tani, gjithçka është në duart e tij. I takon belgut të bëjë “detyrat e shtëpisë” dhe të kthehet te Real në gjendje të mirë fizike.

Hazard do të duhet të punojë shumë gjatë pushimeve për të patur një sezon 2021-22 ndryshe nga sa është parë deri tani me fanellën e Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat