Një brazilian në KF Dukagjini

Futboll

Një brazilian në KF Dukagjini

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2021 Në ora: 12:30
Një brazilian në KF Dukagjini

Dukagjini nga Klina përforcohet me brazilianin Jean Carioca Da Silva. Një përforcim i madh për skuadrën nga Klina e cila synon të arrijë rezultate sa më të mira në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Futbollisti brazilian, Carioca, nga tani e tutje magjinë e tij do ta vazhdojë në stadiumin "18 Qershori" në Klinë. Mesfushori me tipare ofensive edhe zyrtarisht është pjesë e Dukagjinit. Jean Carioca vjen nga klubi i Feronikelit, ku ishte aktivizuar për tre vjet.

I lindur më 1 qershor 1988, tridhjetetrevjeçari ka një bagazh të madh në futbollin brazilian, ku është aktivizuar në disa klube të ndryshme. Da Silva Carioca gjithashtu ka luajtur edhe në Shqipëri, ku është shpallur fitues i Kupës me klubin e Kukësit dhe njëkohësisht është paraqitur me këtë klub në garat europiane. 

Carioces i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me logon e klubit të Dukagjinit!”, njofton KF Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat