​Kosovare Asllani asiston në fitoren e Suedisë kundër Australisë

Futboll

​Kosovare Asllani asiston në fitoren e Suedisë kundër Australisë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:02
​Kosovare Asllani

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” tanimë kanë filluar, e po ashtu edhe ndeshjet e futbollit në kuadër të femrave.

Përveç xhudistes kosovare Distria Krasniqi, e cila po e bën krenare Kosovën në Tokio, paraqitje të mira është duke treguar edhe futbollistja me prejardhje shqiptare Kosovare Asllani, përcjell KosovaPress.

Në paraqitjen e 150-të të Asllanit në fanellën e Suedisë, ajo luajti 90 minuta në takimin me Australinë, të cilin futbollistet suedeze e fituan me rezultat 4:2, ku edhe regjistroi një asistim tek goli i fundit i Suedisë.

Me fitoren e sotme, Kombëtarja Suedeze ka arkëtuar gjashtë pikë në Grupin G, ku edhe si lidere e kryeson atë, ndërsa në pozitën e dytë gjendet Australia me tre pikë, kurse pozitën e tretë dhe të katërt e zënë Zelanda e Re dhe Amerika me zero pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat